Rreth Nesh

Shoqëria ASAB sh.p.k është krijuar në 17 Janar 2012, si pjesë e ALB-STAR GRUP. Aktiviteti i saj është i lidhur kryesisht me prodhimin e asfaltit dhe të markave të ndryshme të betoneve për nevoja të ALB-STAR GRUP si dhe për nevojat e tregut.

Njëkohësisht prodhimi dhe tregtimi i inerteve të llojeve dhe dimensioneve të ndryshme është pjesë e aktivitetit të saj. Fabrikat tona janë të vendosura në periferi të Tiranes, por ato janë të levizshme (mobile) dhe mund të zhvendosen lehtesisht nepër kantjere sipas nevojave apo kërkesave.
“ASAB” sh.p.k falë impianteve të tij modernë synon ti japë tregut të asfaltit dhe të betoneve një partner serioz, të vendosur të ofroje cilësi dhe korrektesë maksimale.

Impiantet “MBA 2000” dhe “MOBIL SPA 1” janë garanci prodhimi dhe cilësie për tregun vendas pasi janë impiantet me teknologji moderne dhe kapacitetin më të madh të ketij lloji, të instaluara në Shqipëri. Në saje të teknologjisë së tyre më të fundit impiantet plotesojnë dhe janë konformë të gjitha normave europiane për mbrojtjen e mjedisit. Shoqëria ASAB sh.p.k është e vendosur t’i ofrojë tregut cilësine e padiskutueshme të prodhimeve të saj si dhe shërbime të gërshetuara me eksperiencën inxhinjerike.